Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri prezanton të arriturat e Qeverisë “Kurti 2” – paralajmëron programin e ri qeverisës

Gazeta10
25 November 2026 - 9:43

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një “përmbledhje me të arriturat kryesore” të Qeverisë Kurti 2.

Ndërsa po qeverisë me Kurti 4, ai publikoi mëngjesin e sotëm në Facebook një dokument me “të arriturat kryesore”, në ballinë të të cilit shkruhet “bilanci i mandatit qeverisës dhe konsolidimi i shtetit demokratik”.

“Të dashur qytetarë dhe aktivistë, Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, kemi stabilitet të plotë institucional për funksionim demokratik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror në katërvjeçarin para nesh. Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin e programit tonë të ri qeverisës ku janë bërë bashkë dhe shtjelluar zotimet tona me të cilat fituam përsëri zgjedhjet me votën dhe mbështetjen tuaj. Në themel të fitores sonë është besimi juaj që është përgjegjësi për ne, por edhe sukseset e përbashkëta e të arriturat e shumta në këto vitet e fundit”, shkroi ai.

“Kurti 1 në vitin 2020 zgjati vetëm 4 muaj (51 ditë me kompetenca të plota), Kurti 3 sivjet zgjati 7 muaj e dy ditë (77 ditë me kompetenca të plota), ndërkaq Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026. Mirëpo, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët e saj natyrisht që ishin në Kurti 2. Dhe, në vijim keni përmbledhjen me të arriturat kryesore të Kurti 2. Ju falemnderit”, shtoi Kurti.

Postimit, Kurti ia bashkëngjiti vegëzën e dokumentit të përgatitur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.