Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në prag të Ditës së FSK-së, Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
26 November 2026 - 11:29

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në rrugën drejt lirisë, duke shprehur njëkohësisht mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Haxhiu në adresimin e saj në Kuvend, tha se Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila shënohet më 27 nëntor, lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve.

Haxhiu kujtoi edhe ngjarjet historike të nëntorit, të cilat shënuan një kapitull të rëndësishëm të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe.

Derisa mesazhi i saj u përqendrua edhe te ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Haxhiu e cilësoi mbajtjen e tyre atje si të padrejtë, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe ata të kthehen sa më parë në Kosovë.

Deklarata e Haxhiut vjen në prag të shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.