Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandante Supreme/ Komandanti i FSK-së i dhuron uniformën ushtarake Presidentes

Gazeta10
24 November 2026 - 13:59

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është njoftuar për progresin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në FSK që nga marrja e detyrës, komandantja supreme është pritur nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

“Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari e njoftoi Presidenten Shiroka Pula për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, procesin e zhvillimit dhe avancimit të saj, si dhe progresin e arritur në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Presidentes i është prezantuar gjithashtu procesi i transformimit dhe modernizimit të FSK-së, si dhe vizioni për zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Me këtë rast, presidentja ka marrë edhe uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Presidenten për vizitën dhe interesimin e saj për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.