Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Përplasje’ mes Rrahmanit dhe Rizvanollit për gjetjet e Auditorit

Gazeta10
25 November 2026 - 11:44

Raportimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shoqëruar me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe pozitës, lidhur me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë për vitin 2025.

Debati ka filluar pasi fjalën e mori deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i cili akuzoi ministren Rizvanolli se e kishte lënë “Kosovën në terr” dhe kritikoi deputetin e VV-së, Jeton Raka, për qëndrimin e tij gjatë diskutimit.

Rrahmani e akuzoi Rakën se po përpiqej ta mbronte ministren, duke kërkuar llogari nga përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilët ishin të pranishëm në mbledhje.

Rrahmani më pas e akuzoi Rizvanollin për keqraportim të vlerës së pasurive dhe e kritikoi për mënyrën se si i trajtoi gjetjet e auditorit, duke thënë se mbivlerësimi prej gati shtatë milionë eurosh është një çështje serioze që ka ndikuar në dhënien e opinionit të kualifikuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.