
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, ka reaguar pas takimit me drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke vënë në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
Në reagimin e tij, Wendt ka folur për tenderat në vendin tonë duke theksuar se “kur një tender manipulohet ose kur praktikat ligjore apo të biznesit janë korruptive, fusha e lojës nuk është e barabartë dhe ofertuesi amerikan tërhiqet”.
Sipas ambasadorit, bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë synon goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare, si dhe krijimin e kushteve të barabarta të konkurrencës për bizneset amerikane.
Wendt nënvizoi se puna e përbashkët sjell përfitime të ndërsjella për të dy vendet, duke forcuar partneritetin në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Reagimi i Ambasadorit Eric Wendt: