Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Unaza, qafore e byzylykë – Dogana zbulon mbi 4 mijë stoli argjendi në aeroport, vlera e mallit mbi 25 mijë euro

Gazeta10
25 November 2026 - 16:15

Dogana ka njoftuar se në gjatë procedurave të rregullta të kontrollit dhe selektimit të dërgesave në sektorin e Aeroportit – Kargo, duke zbuluar kështu dërgesë postare me 4,161 copë stoli argjendi.

Dogana ka njoftuar se në këtë dërgesë kanë qenë, 1,331 unaza; 358 qafore; 844 byzylykë; 1,001 varëse;  503 palë vathë;  124 komplete.

‘’ Pas vlerësimit është përcaktuar se vlera doganore reale e mallit, pa përfshirë taksat, arrin në 25,861.39 euro, ndërsa shuma e detyrimeve doganore që është tentuar të shmangen arrin në 7,706.69 euro’’, thuhet në njoftim mes tjerash.

Postimi i plotë:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐝ë𝐫𝐠𝐞𝐬ë 𝐩𝐨𝐬𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝟒,𝟏𝟔𝟏 𝐜𝐨𝐩ë 𝐬𝐭𝐨𝐥𝐢 𝐚𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐢

Prishtinë, 24 nëntor 2026 – Dogana e Kosovës, gjatë procedurave të rregullta të kontrollit dhe selektimit të dërgesave në sektorin e Aeroportit – Kargo, ka zbuluar një rast të tentimit për shmangie të detyrimeve doganore përmes deklarimit të pasaktë të një dërgese postare.

Dërgesa, e përbërë nga një pako, e deklaruar me dokumentacionin shoqërues si “pjesë të imta metali për testim”.

Për shkak të dyshimeve për mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe të dhënave të dërgesës, zyrtarët doganorë kanë selektuar pakon për kontroll me pajisjen e skanimit, si dhe për ekzaminim fizik në zonën doganore të Aeroportit – Kargo.

Pas analizimit të pamjeve të skanimit dhe ekzaminimit fizik, është konstatuar se përmbajtja e pakos nuk përputhej me deklarimin e bërë. Në vend të pjesëve metalike për testim, brenda saj janë gjetur 4,161 copë/njësi stoli argjendi, përfshirë:

• 1,331 unaza;

• 358 qafore;

• 844 byzylykë;

• 1,001 varëse;

• 503 palë vathë;

• 124 komplete.

Pas vlerësimit është përcaktuar se vlera doganore reale e mallit, pa përfshirë taksat, arrin në 25,861.39 euro, ndërsa shuma e detyrimeve doganore që është tentuar të shmangen arrin në 7,706.69 euro.

Për shkak të mosdeklarimit të saktë të llojit, sasisë, peshës dhe vlerës së mallit, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, shmangies së detyrimeve doganore dhe të gjitha formave të tjera të shkeljeve doganore, duke përfshirë edhe importin e mallrave të ndaluara. Përmes kontrolleve të bazuara në menaxhimin e riskut dhe përdorimit të pajisjeve moderne të kontrollit, Dogana synon të sigurojë zbatimin e legjislacionit, mbrojtjen e interesave financiare të vendit dhe konkurrencën e drejtë në treg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.