Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“ A po thojnë SHIK-u na ka vra”, Berisha: Pse nuk i hetuan këto raste kur i kishin krejt mekanizmat

Gazeta10
25 November 2026 - 21:42

Veterani i luftës dhe ish-deputeti Hisen Berisha, duke folur në emisionin “Politiko”, ka ngritur pikëpyetje lidhur me moszbardhjen e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Duke folur për LDK-në dhe përgjegjësinë institucionale për zbardhjen e këtyre rasteve, Berisha ka pyetur pse partitë që kanë qenë në pushtet dhe kanë pasur mekanizmat shtetërorë në dispozicion nuk i kanë zbuluar vrasjet.

“Pse nuk i zbuluan partitë tjera? A ishin vetë këta në të gjithë mekanizmat e shtetit apo jo? Thonë me gojë se na ka vrarë SHIK-u. Pse nuk i arrestuan punëtorët e SHIK-ut? Pse nuk i bënë procedurat gjyqësore? Pse, kush ua ndaloi në pushtet?”, ka deklaruar Berisha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.