Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MASH mbështet studentët me 30 euro, 50 dhe 70 – hap thirrjen publike për Bursë të Mobilitetit

Gazeta10
26 November 2026 - 11:51

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ofron mbështetje financiare për studentët përmes bursës së mobilitetit.

Në njoftim thuhet se kjo mbështetje synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit nga vendbanimi deri në institucionin e arsimit të lartë, varësisht nga distanca e vendbanimit me adresën e institucionit të arsimit të lartë.

Mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesës mujore sipas kalendarit akademik, si në vijim:

– 30 euro për distancat deri në 20 kilometra;

– 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra; si dhe

– 70 euro për distancat mbi 50 kilometra.

MASH njofton se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor në institucionet publike dhe private të akredituara në Republikën e Kosovës, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në thirrje. Ftojmë studentët që t’i shqyrtojnë kushtet dhe kriteret dhe të aplikojnë.

Procesi i aplikimit do të realizohet online përmes platformës e-Kosova.

Afati për aplikim është nga sot deri më 10 dhjetor. Përfituesit do t’i marrin mjetet financiare në baza tremujore, në llogaritë e tyre personale bankare.

Informatat për kriteret e aplikimit i gjeni KËTU.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.