Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shaqir Lutvija kërkon lirimin nga akuza për krime lufte në Prizren, Prokuroria insiston në 10 vjet burgim

Gazeta10
26 November 2026 - 14:53

Në Gjykatën e Apelit të enjten janë elaboruar ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në rigjykim e ka dënuar Shaqir Lutvijan me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren.

Mbrojtja e Lutvijës ka kërkuar lirimin e tij nga akuza ose zbutjen e dënimit, ndërsa Prokuroria e Apelit ka kërkuar që të vërtetohet dënimi prej 10 vjetësh burgim.

Në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 28 korrik 2026, e dënoi Lutvijan sërish me 10 vjet burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kolegji i Gjykatës së Apelit u kryesua nga gjyqtari Ferit Osmani, ndërsa gjyqtar referues ishte Mentor Bajraktari dhe anëtare Albina Shabani-Rama.

Gjyqtari referues Bajraktari bëri të ditur se mbrojtja e të akuzuarit ka paraqitur ankesë ndaj vendimit të shkallës së parë, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkelje të Ligjit Penal, si dhe kundërshtime lidhur me vendimin për sanksionin penal dhe paraburgimin.

Përmes ankesës, mbrojtja ka kërkuar që Lutvija të lirohet nga akuza ose, në alternativë, t’i zbutet dënimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.