Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti mbrëmë nga Brukseli mbajti mbledhje elektronike të Qeverisë, këto janë vendimet

Gazeta10
26 November 2026 - 15:14

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike derisa kryeministri Albin Kurti ishte në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Zyra e Kryeministrit sot e çoi njoftimin për këtë mbledhje bashkë me vendimet e miratuara.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.

Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.