Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

61 mijë euro buxheti i Komisionit që do të hetojë vrasjen e Arlinda Zekajt

Gazeta10
26 November 2026 - 17:15

Një buxhet prej 61 mijë eurosh është paraparë për Komisionin që do të merret me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt, shkruan IndeksOnline.

Komisioni pritet të ketë një rol në shqyrtimin dhe trajtimin e rrethanave që lidhen me këtë rast, ndërsa ndarja e këtij buxheti ngre interesim lidhur me mënyrën se si do të shfrytëzohen mjetet financiare dhe cilat do të jenë detyrat konkrete të tij.

Shuma prej 61 mijë eurosh përbën buxhetin e paraparë për funksionimin e këtij komisioni, i cili do të ketë për detyrë të merret me zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt, të martën janë arrestuar edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre janë edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati tjetër që dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. E dy personat tjerë të arrestuar dyshohen se ndihmuan kryesin të largohet e të strehohet, pasi e ka vrarë Zekajn.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.