Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ivan Gazidis largohet nga Milani

Gazeta10
09 November 2022 - 18:16

Ivan Gazidis largohet nga Milani pas 4 vitesh si administrator i deleguar i kuqezinjve. Drejtuesi i njohur mori detyrën në dhjetor të 2018-ës dhe që atëherë dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të rikthyer kuqezinjtë në nivele konkurruese, të cilat kulmuan me titullin kampion sezonin e kaluar.

Kontrata e tij me kuqezinjve skadon më 5 dhjetor të këtij viti dhe palët kanë vendosur të mos rinovojnë bashkëpunimin, teksa lajmin e dha zyrtarisht klubi i Milanit e më pas vetë afrikano-jugori pranoi gjithçka nëpërmjet një letre të hapur.

“Lë Milanin pas një 4-vjeçari të mrekullueshëm dhe shumë emocionues. I detyrohem shumë këtij klubi, njerëzve me të cilët kam punuar dhe tifozerisë së mrekullueshme, pasi jam i bindur, që pikërisht ata më kanë shpëtuar jetën”, tha ndër të tjera Gazidis.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.