Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çapiq: Rajoni i ka dhënë botës Delçevin, Andriqin, Kadarenë – Serbia do të bëjë politikë të parashikueshme

Gazeta10
27 November 2026 - 17:10

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, ka deklaruar se politika e jashtme e Serbisë do të jetë e balancuar, e parashikueshme dhe e qëndrueshme.

Ai i bëri këto komente gjatë samitit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se rajoni i ka dhënë botës Delçevin, Andriqin dhe Ismail Kadarenë

Pastaj, Çupiq ka thënë se Serbia e kupton rëndësinë e ideve të paraqitura në draftin e deklaratës së samitit, duke përmendur solidaritetin dhe demokracinë si nevoja të rëndësishme për rajonin.

Megjithatë, ai ka theksuar se Serbia ka obligim t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe të ruajë dinjitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Çupiq ka thënë se vendet e rajonit kanë nevojë të bashkëpunojnë dhe të përparojnë, ndërsa ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ekzistuese mund të përmirësohen.

Çupiq ka sqaruar se, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Serbisë që përkohësisht ushtron detyrën e presidentit, nuk ka kompetenca për të formuluar dhe zbatuar politikën shtetërore.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.