
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka diskutuar për përfundimin e procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën dhe përpjekjet për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup, në takimin me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.
Takimi u zhvillua në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka përshëndetur vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë.
Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe dinamika e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike.
Presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Në takim është vlerësuar edhe rritja e shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i bilancit tregtar dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.