Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gëzimi më i madh i jetës sime” – Xhevdet Qeriqi tregon momentet kur mori armën për të dalë në luftë

Gazeta10
27 November 2026 - 19:14

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka ndarë kujtime emocionuese nga periudha e luftës, duke rrëfyer momentet që, siç thotë ai, kanë shënuar një nga kapitujt më të veçantë të jetës së tij.

I ftuar në emisionin GAZETA në Kanal 10, Qeriqi ka kujtuar ditën kur vendosi t’i bashkohej luftës, duke e përshkruar marrjen e armës në dorë si gëzimin më të madh të jetës së tij.

Ai ka rrëfyer edhe përballjet e drejtpërdrejta me forcat serbe, veçanërisht gjatë verës së vitit 1998, kur luftimet në fronte sollën momente të vështira dhe humbje të mëdha në radhët e bashkëluftëtarëve.

“Gjatë asaj kohe kemi vepruar në verën e vitit ’98 dhe në atë periudhë jemi ballafaquar me forcat serbe në beteja frontale, ku në shumë prej tyre kam humbur edhe shumë shokë”, ka deklaruar Qeriqi.

Përtej kujtimeve të betejave dhe përballjeve në front, rrëfimi i tij rikthen në vëmendje sakrificën, miqësitë e krijuara në luftë dhe dhimbjen për bashkëluftëtarët që nuk u kthyen më nga fronti.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.