
Në Prizren, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, është përuruar shtatorja dhe sheshi që mban emrin e Shën Nënë Terezës.
Ceremonia e përurimit është zhvilluar pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare”, në nderim të humanistes shqiptare me famë botërore.
Me vendosjen e shtatores dhe emërtimin e sheshit, nderohet figura dhe trashëgimia e Shën Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj të varfërve dhe atyre në nevojë