Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vlera do të shumëfishohet me hyrjen në BE, Edi Rama: Tani është momenti për të investuar në prona

Gazeta10
29 November 2026 - 15:32

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë podkastit “Flasim” deklaroi se nuk ka krizë ndërtimi në vend dhe se ndërhyrjet në infrastrukturën dhe hapësirat publike kanë ndikuar në rritjen e vlerës së pronave.

Ai solli në vëmendje edhe ndryshimin e mundësive për zhvillimin urban, duke iu referuar projekteve të realizuara nga arkitektë të njohur ndërkombëtarë.

“Një nga gjërat për të cilat kam luajtur një rol është rritja e vlerës së pronës në Tiranë, që kur si kryetar bashkie fillova t’i pikturoj edhe t’i rregulloj trotuaret, të vendos dritat, sepse që atëherë fillon të rritet vlera e pronës. Po ta llogarisësh sa ka qenë prona kur unë kam filluar punë si kryetar bashkie dhe sa është sot, mund të shpjegoj se çfarë ka ndikuar dhe çfarë impakti ka lyerja e pallateve në Tiranë. Vetëm një lyerje e pallatit, rrit vlerën direkt”, u shpreh Rama.
Rama tha se në Shqipëri nuk ka një krizë të ndërtimit dhe se ligji i ri i strehimit parashikon komponentë të rinj financiar në mbështetje të çifteve të reja.

“Por përtej kësaj, fakt është që nuk ka, fatmirësisht, një krizë të ndërtimit në Shqipëri apo në Tiranë. Me ligjin e ri të strehimit ne kemi futur disa komponentë të rinj financiar që do të ndihmojnë ata që nuk arrijnë dot të marrin një shtëpi me qira, që nuk arrijnë dot të blejnë një shtëpi e të tjera.
Shqipëria sot dhe derisa të hyjë në Bashkimin Evropian është vendi ku edhe një gurë po pate mundësi ta blesh, blije. Çdo gjë në këtë vend, çdo lek që hidhet do të shumëfishohet në momentin që ne do të hyjmë në BE. Është një vend që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por tani është momenti për të investuar, sepse vlerat do të rriten”. /ATSH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.