Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Vazhdon Programi i Kuponëve për çerdhe, aplikimet deri më 10 dhjetor

Gazeta10
29 November 2026 - 16:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor.

Sipas Kurtit, këtë vit programi është zgjeruar dhe do të përfshijë gjithsej 18 komuna të Kosovës.

Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetori, ndërsa familjet e interesuara mund të aplikojnë përmes vegëzës zyrtare:https://rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F596

Kurti ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e Qeverisë, duke nënvizuar përkushtimin për mbështetjen e familjeve dhe krijimin e mundësive më të mira për fëmijët.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.