
Gazetari Branislav Kërstiq ka thënë në Politiko se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka në duar situatën në veri të Kosovës, nëse ajo do të eskaloj apo jo.
Më tej Kërstiq shtoi se presidenti serb madje, e ka mbështetur edhe vendimin e Listës Serbe për tu larguar nga institucionet e Kosovës,shkruan Gazeta10.
“SIguria në v eri është në duar të Aleksandar Vuçiqit. Atje kemi një situatë ku Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë atë situatë me konsekuenca serioze. S’ka marrë vendim ende për me i zëvendësu pjesëtarët serbë të veriut. Në këtë vakum, është shumë e nevojshme të dimë që vendimin që e kanë marrë serbët është i mbështetur nga presidenti serb. Faktet ekzistojnë nëpër deklaratat e Vuçiqit që deri tani Lista Serbe, ka dashtë me dalë nga institucionet, por ai nuk e ka lejuar”, tha Kërstiq në Politiko./Gazeta