Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku në ShBA për vizitë zyrtare njëjavore, do të takohet me senatorë e kongresmen

Gazeta10
10 Nëntor 2022 - 17:49

Lumir Abdixhiku – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë të diel, 13 nëntor, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku për në ShBA do të udhëtojë për vizitë zyrtare. Kështu ka deklaruar Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, transmeton Gazeta10.

“Mund t’ju konfirmoj se kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë njëjavore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, tha Halimi./Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.