Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis takimi i Kurtit me Borellin në Paris (Video)

Gazeta10
11 November 2022 - 11:17

Ka nisur takimi i paralajmëruar në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris, raporton Gazeta10.

Ky nuk do të jetë takimi i vetëm që shefi i diplomacisë së BE-së do ta mbajë sot, pasi që pas Kurtit ai do ta presë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Borrelli do t’i realizojë këto takime në përpjekje për të zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit në mes të dyja vendeve.

“Në përpjekje për të shtensionuar dhe zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, e për të avancuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell do të takohet në takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin në Paris”, ka thënë Stano.

Pamjet e takimit mes Kurtit dhe Borrellit i ka publikuar qendra televizive e informacionit të BE-së, Europe By Satellite.

Aktualisht në Paris ndodhet  dhe presidentja Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Gjatë ditës së djeshme, Kurti e Osmani u pritën në takim nga presidenti francez, Emmaunel Macron i cili nuk ka deklaruar dhe postuar asgjë nga ky takim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.