
Fitore të rëndësishme shënoi Dukagjini në përballje ndaj Trepçës ’89, me rezultat 1-0.
Ishte ky një duel direkt për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës, i cili u vendos me golin e Iljasa Zulfiut në minutën e 59-të.
Tani Dukagjini ka 21 pikë në vendin e pestë, teksa Trepça ’89 bie në pozitën e nëntë me 18 pikë të mbledhura.