
Prishtina ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat kundër Drenicës, pas ndeshjes Ismeti Munishi tha:
“Ishte një gol i hershëm, por nuk ishte gabim i lojtarit, pasi topi mori trajektore të çuditshme. Lojtarët dhanë 120 %. Lojtar i ndeshjes ishte portieri i Drenicës, i cili ishte në formë të mirë. Përgëzoj lojtarët e mi për karakterin e treguar dhe neve na mungoi vetëm goli. Kemi hyrë në presionin e rezultateve dhe kjo sigurisht se ka ndihmuar në lojën me Drenicën. Drenica është mbrojtur shumë mirë me dhjetë lojtarë në shumicën e kohës, derisa portieri priti disa gjuajtje. Edhe pse ishte mbrojtje e ngjeshur, ne krijuam 4-5 raste të pastra për gol. Është kampionat i vështirë, por nuk duhet të ndalemi dhe me një luftë të tillë mund të kthehemi te rezultatet pozitive”, ka thënë Munishi.