Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton luftëtarët britanikë që shërbyen gjatë luftës në Kosovë

Gazeta10
13 November 2022 - 13:15

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarët britanikë që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR), raporton Gazeta10.

Në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ish-kryeministri ka vendosur lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

“Në nderim të heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve britanik, sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Gjithashtu ai shkruan, “me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonëealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore”. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.