Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​ ​“Ai luan si Messi”, legjenda e Bayernit i mahnitur me këtë futbollist

Gazeta10
13 November 2022 - 16:55

Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayern Munchen.

19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, ai numëron 12 gola dhe 10 asiste në të gjithë kompeticionet me kampionët e Gjermanisë, statistika që e kanë kthyer në idhullin e tifozëve.

Mesfushori ofensiv ndodhet në formë të shkëlqyer dhe shpreson që të vijojë me performanca pozitive edhe në Kupën e Botës Katar 2022, kompeticion të cilit synon t’i shkojë deri në fund me Gjermaninë e tij.

Legjenda e Bayern Munchen dhe futbollit gjerman, Lothar Matthaus është i fiksuar pas talentit gjerman, të cilin e krahason me Leo Messin.

“E patë çfarë bëri Musiala? Magji e vërtetë, ai luan si Leo Messi, është për Hollywood.Ai duhet ta mbyllë karrierën te Bayerni, duhet të luajë gjithmonë me bavarezët. Unë mendoj se vlera e tij është 250 milionë euro, por harrojeni, ai nuk është në shitje”, theksoi për Sky Sports Matthaus.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.