Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
14 November 2022 - 7:11
  • 10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr edukimin në fëmijërinë e hershme. (Hotel “Afa”, Prishtinë)

  • 10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore… dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC). Diskutohet për  kërkesën/peticionin e pesë grave – zyrtare në AAC, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 10:30

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) organizon tryezën me temën “Adresimi i nevojës dhe rëndësisë për raportimin e të dhënave të turizmit nga bizneset në Agjencinë e Statistikave të Kosovës”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

  • 11:00

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), organizon debatin me titull “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit?”. Panelistë në diskutim do të jenë Gjeraqina Tuhina, Augustin Palokaj, Demush Shasha etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

  • 11:00

Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë shënon 11-vjetorin e themelimit. Me këtë rast do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa” ambasadorit Muhamedin Kullashi. (Teatri “Istref Begolli”, Pejë) 

  • 11:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë etj. (Kuvendi i Kosovës, C 301)

  • 11:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

  • 15:00

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) lanson aktivitetet e Javës Globale të Ndërmarrësisë, me një diskutim për Programet e Mbështetjes së Startupeve me Dajana Berisha (FIQ), Leonora Kusari (EBRD/BERZH) dhe Shaqir Palushi (Frutex/Golden Eagle). (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton)

  • 15:00

Mbahet seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. (Gjykata Themelore, Prishtinë)./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.