Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Papa Françesku shtron drekën për 1300 të varfër

Gazeta10
13 November 2022 - 23:33

Papa Françesku përgatiti sot një drekë për 1300 të varfër dhe të pastrehë.

Françesku, i cili përdor një karrige me rrota dhe bastun për të lëvizur për shkak të gjurit, u ul me ta në sallën e madhe të audiencës së Vatikanit, ku u shërbyen nga kamerierë dhe kameriere vullnetare.

Mysafirët e Papës u sollën në Vatikan nga shoqatat bamirëse që i ndihmojnë çdo ditë.

Më parë, në një predikim në meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku shumë prej tyre u ulën në rreshtat e parë, ai u bëri thirrje njerëzve që kanë më shumë fat në jetë “të thyejnë shurdhimin e brendshëm që i pengon të dëgjojnë britmën e mbytur të dhimbjes së më të brishtëve në shoqëri”.

“Nëse zemra jonë është e mpirë dhe indiferente, ne nuk mund ta dëgjojmë britmën e tyre të dhimbjes, nuk mund të qajmë me ta dhe për ta, nuk mund të shohim se sa vetmi dhe ankth fshihen në qoshet e harruara të qyteteve tona”, tha Papa Françesku.

Dita e të varfërve u krijua në vitin 2016 për të tërhequr më shumë vëmendjen ndaj varfërisë, veçanërisht në vendet e pasura.

Famullitë dhe grupet katolike në mbarë botën organizojnë aksione për të ndihmuar të varfrit në komunitetet lokale në atë ditë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.