Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zogaj: Komuna e Prishtinës me marrëveshje për autobusë të rinj

Gazeta10
14 November 2022 - 21:33

Nënkrytari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se prite të blejnë autobusë të rinj për  kryeqytetin.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se janë duke e punuar për një kredi të re për këtë çështje, raporton Gazeta10.

“Me EBRD po negociojmë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 mil EUR, për blerjen e autobusëve të rinj! Marrëveshja nënshkruhet këtë vit. Autobusët do t’i kemi në Prishtinë vitin e ardhshëm”.

“Faleminderit EBRD, Trafikut Urban dhe kolegëve të Komunës për punën shumë konstruktive”, ka shkruar Zogaj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.