Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në Bruksel do të shkoj edhe këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani

Gazeta10
14 November 2022 - 22:47

Bashkë me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, në Bruksel bashkë me të ka shkuar edhe këshilltarja e kryeministrit dhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Kështu ka raportuar përmes burimeve rtvpresheva.com, transmeton Gazeta10.

Fluturimin drejt Brukselit të Bislimit, sot e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai ka thënë se Bislimi do të jetë në Bruksel këtë të hëne për të biseduar për çështjen e targave.

“Të dyja palët duhet urgjentisht të gjejnë gatishmëri për të ulur këto tensione. Nuk është e pranueshme nga asnjëra palë që të mos respektojnë obligimet e tyre në dialog. Do të fillohet të gjendet një zgjidhje sonte. Pala kosovare po vjen sonte në Bruksel. Do arrijmë t’i bindim liderët, nëse negociatorët do të gjejnë një zgjidhje praktike për çështjen e targave para datës 21 nëntor”, tha Borell gjatë një konference për media.

Kryediplomati i BE-së ka, në këtë konferencë folur edhe një herë për nevojën e shtyrjes së afatit për targa dhe Asociacionin./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.