
Turqia kërcënon të godasë SHBA-në pas akuzave të shefit të sigurisë se Uashingtoni planifikoi sulmin me bombë të dielën në Stamboll. Ministri i Brendshëm i Turqisë ka akuzuar Amerikën e Joe Biden se qëndron mbrapa sulmit terrorist të së dielës në Stamboll, raportojnë mediat e huaja.
Zyrtari më i lartë i sigurisë së Turqisë tha se vendi i tij do të përgjigjet kundër SHBA-së pasi akuzoi Uashingtonin se ishte autori i vërtetë pas sulmit terrorist vdekjeprurës të së dielës në Stamboll.
Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për atë që Turqia e ka dënuar si një sulm terrorist në sheshin Taksim.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe krahu i saj i armatosur i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët – organizata politike militante që Ankaraja i quan si organizata terroriste – të dyja thanë se nuk luajtën asnjë rol në shpërthimin në Turqi. /Gazeta10