Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nuk ka paqe në Manchester, Ten Hag kërkon largimin e Cristiano Ronaldos

Gazeta10
15 November 2022 - 13:04

Erik ten Hag mësohet se u ka thënë shefave të tij në Manchester United se Cristiano Ronaldo nuk duhet të luajë më për klubin pas intervistës shpërthyese të tij në të cilën ai goditi trajnerin holandez dhe drejtuesit e klubit.

Në një intervistë me prezantuesin televiziv Piers Morgan, Ronaldo tha se ndihej i tradhtuar nga klubi dhe se nuk ka aspak respekt për Ten Hag, i cili u erdhi nga Ajaxi verën e kaluar.

Të hënën, Manchester United lëshoi një deklaratë zyrtare ku tha se ata do të kërkonin fakte përpara se të vendosnin se çfarë të bënin me Ronaldon, i cili u kthye në “Old Trafford” në verën e vitit 2021.

United është i vendosur ta dënojë yllin portugëz, por Ten Hag dëshiron të shkojë më tej dhe u ka kërkuar shefave të tij që ta largojnë atë nga klubi, raporton “ESPN”.

Ten Hag u detyrua të ndëshkonte Ronaldon muajin e kaluar pasi ai refuzoi të hynte në lojë gjatë një ndeshjeje në Premier Ligë dhe më pas u largua herët nga stadiumi.

Por pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte riintegruar në skuadrën e parë përpara se të vendoste të jepte intervistën e bujshme.

Ten Hag thuhet se ka diskutuar tashmë situatën me bashkë-kryetarin Joel Glazer, shefin ekzekutiv Richard Arnold dhe drejtorin e futbollit John Murtough, por bisedime të tjera do të zhvillohen edhe gjatë ditës së sotme.

Thuhet se trajneri holandez kërkon të ndahet me Ronaldon edhe nëse United nuk nënshkruan me një zëvendësues të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.