Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kush janë top favoritët në Kupën e Botës ‘Qatar 2022’?

Gazeta10
15 November 2022 - 13:27

Kupa e Botës 2022 fillon këtë javë, duke nisur të dielën, më 20 nëntor, kur Katari nikoqir do të përballet me Ekuadorin.

Ka konkurrencë të ashpër për çmimin e madh këtë herë, me kampionët e botës në fuqi, Francën, që shkojnë në vendin aziatik me synimin për të mbrojtur titullin e tyre.

Por prania e skuadrave të Brazilit, Argjentinës dhe Portugalisë të kryesuar nga Neymar, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të thotë edhe më shumë ego për trofeun e lakmuar.

Anglia e Gareth Southgate ishte një nga skuadrat më të forta në kualifikime duke kaluar në grupin e tyre pa pësuar humbje, ashtu si Belgjika, Serbia, Zvicra dhe Franca.

Por kush janë saktësisht favoritët për të fituar Kupën e Botës në Katar sipas Goal.com:

Këtë vit, favoritët janë Brazili i Tite. Selecao ka një kuot 5/1 (6.00) në bet365 për të fituar Kupën e Botës për herë të gjashtë dhe të parën në 20 vjetet e fundit.

Ka kuptim që Brazili të vlerësohet kaq lartë, duke qenë se ata kanë vetëm një humbje në dy vitet e fundit. Megjithatë, ajo humbje e vetme – ndaj rivalëve të përjetshëm Argjentina – u kushtoi atyre titullin e Kupës së Amerikës në vitin 2021, kështu që ata do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos u befasuar nga ndonjë kombëtare tjetër.

Në fund të fundit, do të jetë paraqitja e fundit në Kupën e Botës për ikonat e Argjentinës, Lionel Messi dhe Angel Di Maria, kështu që Albiceleste do të mundohet për t’i dhënë fund kësaj epoke me kurorën e më të mirit për herë të parë që nga viti 1986 dhe nga bastvënsit Argjentina kuotohet me shanse e mundshme 11/2 (6.50) për ta fituar këtë kampionat.

Franca impresionojë në fazën kualifikuese duke e përfunduar sezonin pa humbje, duke kaluar gjashtë pikë përpara Ukrainës. Kampionat aktual mburren me yjet e tyre Kylian Mbappe si dhe  fituesin e Topit të Artë Karim Benzema i cili rikthehet të luajë në botëror pas shumë viteve. Franca llogaritet favorit për ta fituar këtë kampionat pas Brazilit dhe Argjentinës.

Ata arritën deri në gjysmëfinale në Kupën e Botës 2018 dhe në finalen e Euro 2020, kështu që a mund të jetë ky viti kur Anglia do të shkojë deri në fund për ta fituar atë në Katar?

Skuadra e Southgate kaloi kualifikueset pa humbur asnjë ndeshje, por Tre Luanët nuk kanë qenë në formë të mirë që atëherë. Ata ishin të tmerrshëm në Ligën e Kombeve të UEFA-s këtë vit, pasi nuk fituan asnjë nga gjashtë ndeshjet e tyre kundër Italisë, Hungarisë dhe Gjermanisë.

Por fituesit e turneut të vitit 1966 kanë një skuadër të fortë me plotë talente shansat që ata të jenë kampionë vlerësohen 8/1 dhe kuotohen me (9.00).

Kombëtarja tjetër Spanja ka kaluar një tranzicion të vogël gjatë viteve të fundit pas ndërrimit të gjeneratave dhe dështimit në botërorin e fundit. Ata kuotohen me koeficientin 17/2 (9.50) që nuk i bënë favorit për ti shkuar deri në fundit këtijë kampionati.

Larg favoritëve për ‘Qatar 2022’ llogariten Gjermania, Portugalia dhe Holanda githnjë sipas Goal.com

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.