Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti i Shqipërisë i kërkon Azerbajxhanit mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Gazeta10
15 November 2022 - 13:32

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku së pari ka takuar presidenti shqiptar Bajram Begaj, me të cilin ka folur për thellimin e raporteve dypalëshe, raporton Gazeta10.

Gjatë fjalimit të tij, Begaj kërkoi nga Aliyev mospengimin e Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

“Për sa i përket rajonit tonë, i shpreha Presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë. Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që të mbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si në Këshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës. Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-parlamentar. Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona”, tha Begaj,

Ndërkohë që presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kërkoi nga Shqipëria që të mbështesë kërkesat e Azerbajxhanit për sanksione ndaj Armenisë për çfarë po ndodh në rajonin e Nagorni Karabakh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.