Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak takohet me Bislimin, kërkon zgjidhje urgjente për targat

Gazeta10
15 November 2022 - 17:08

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar gjatë ditës me të dërguarin e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se bashkë me Bislimin kanë diskutuar në lidhje me konvertimin e targave ilegale, e marrëdhëniet Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë se duhet urgjentisht të gjindet një zgjidhje për të garantuar sigurinë.

 “Me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar ai.

Bislimi ka udhëtuar të hënën për në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.