
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse kanë rënë në një fshat në Poloni në kufirin me Ukrainën.
Rama ka bërë një postim në Twitter, ku shprehet i shqetësuar për situatën në Poloni, ndërsa thekson mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Poloninë.
Kryeministri i drejtohet homologut te tij polak, duke i nënvizuar solidaritetin dhe mbështetjen e vendit tonë kundrejt Polonisë.
Postimi i plot
“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë.”
@MorawieckiM 🇦🇱 is seriously concerned about the news on explosions in Poland. You have our #solidarity and full #support.
— Edi Rama (@ediramaal) November 15, 2022