
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se banorët e lagjes Sofali në Prishtinë kanë probleme me furnizimin e ujit të pijshëm tani e katër vite, raporton Gazeta10.
Banori Imer Ramabaja, ka treguar se kjo po ia vështirëson jetën pasi që ai duhet të furnizohet me ujë me cisterna nga shkolla “Shtejfën Gjëçovi”.
“Që katër vite jam i kyçur në ujësjellës, vetëm vitin e parë që jam kyç kam pasur ujë më nuk kam pasur as ditën e as natën. Me ujë furnizona me cisterna, i kam lajmëru ujësjellësin, nuk kam tjetër rrugëdalje vetëm më bartë ujë. Ujin e barti prej shkollës “Shtejfën Gjeçovi”. Ne të gjithë furnizohemi me cisterna uji, e cila i zë 2 mijë litra ujë dhe nuk bën më shumë se 3 ditë.”, ka thënë Ramabaja.
Ai ka thënë se paguan edhe faturat e ujësjellësit të cilat i vien rreth 18 euro në muaj edhe pse nuk ka ujë.
Redaksia e Kanal10, ka thënë se lidhur me këtë do të kontaktojnë kompaninë e ujësjellësit për të parë se ku qëndron problem./Gazeta10