Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi me raketa në Poloni, Halimi: Reagimi i Gërvallës jodiplomatik

Gazeta10
16 November 2022 - 11:19

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar reagimin e kryediplomatës Donika Gërvalla për hedhjen e disa raketave në territorin e Polonisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se është e pafalshme që e para e diplomacisë të jetë kaq jodiplomatike.

“Është e pafalshme që e para e diplomacisë tonë të jetë kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj. Në një kohë kur të gjithë politikanët rezervohen në deklarime – që të mos ketë përshkallëzime – ministrja jonë e jashtme i hedh benzinë zjarrit. Përpos lëshimeve teknike e ngatërrimit të flamujve të shteteve, angazhimit të vobektë në njohjen e Kosovës, gabimet përmbajtësore e deklarimet pa takt sikur ky i fundit, janë edhe më të rënda. Kabineti i madh e me shumë këshilltarë, duhet të angazhohen dhe të konsultohen, para se të bëhen të tilla gabime të panevojshme. Politika, dhe sidomos diplomacia, bëhet me urtësi e maturi, jo me temperament e vrull për t’u deklaruar, duke e vënë kësisoj shtetin tonë në pozitë të pafavorshme në politikën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ishte ndër zyrtarët e parë që përcaktoi se sulmi në Poloni u bë nga raketat ruse.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Megjithatë, nga shpejtësia për të reaguar, Gërvalla edhe kësaj here shkaktoi panik dhe pasaktësi me reagimin e saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.