Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kreu i NATO-s: Sulmi në Poloni mund të jetë shkaktuar nga mbrojtja ukrainase

Gazeta10
16 November 2022 - 13:04

Jens Stoltenberg, lideri i aleancës ushtarake të NATO-s sot ka mbajtur një konferencë për shtyp pas shpërthimit vdekjeprurës në një fshat të Polonisë afër kufirit me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Gazeta10.

Stoltenberg, thotë se mbrojtja ajrore ukrainase është shkaku ‘i mundshëm’ i shpërthimit.

Stoltenberg, vazhdon duke thënë se incidenti në Poloni “ka gjasa” të jetë shkaktuar nga aktiviteti i sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës – duke i bërë jehonë pikëpamjes së presidentit polak.

Por shefi i NATO-s e ka të qartë se “Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare ndërsa vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”.

Stoltenberg thotë se nuk ka “indikacione” se shpërthimi i raketës në Poloni ishte rezultat i “një sulmi të qëllimshëm”.

“Nuk ka asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s,” thotë ai.

Ai shton se hetimet janë duke vazhduar dhe duhet pritur përfundimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.