Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti polak: Nuk ka asnjë tregues se sulmi me raketa ishte i qëllimshëm

Gazeta10
16 November 2022 - 14:11

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar se nuk ka “asnjë indikacion” se incidenti në Poloni të martën ishte një “sulm i qëllimshëm” ndaj vendit, sipas CNN.

“Nuk ka asnjë tregues se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Me shumë mundësi, ishte një raketë S-300 e prodhuar nga Rusia. Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që ishte një raketë e lëshuar nga pala ruse,” tha ai në një mesazh në Twitter.

Duda tha gjithashtu se Polonia ishte ende duke analizuar mundësinë e nisjes së procedurës së Nenit 4 të NATO-s, por sipas tij mund të mos ishte e nevojshme.

Ai tha se nuk kishte indikacione se shpërthimi i raketës në Poloni që vrau dy persona ishte një “sulm i qëllimshëm”, duke e përshkruar atë si një incident fatkeq.

Raketa ra në fshatin rural Przewodow, i cili ndodhet rreth katër milje në perëndim nga kufiri ukrainas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.