Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK-ja pret në takim sindikalistët, pajtohen për rritje 30% të pagave

Gazeta10
16 November 2022 - 15:49

Grupi parlamentar i AAK-së sot ka pasur takim me sindikalistët në një tryezë diskutimi me temën “Projektligji i buxhetit për vitin 2023, Ligji i Pagave”.

Ky grup ka njoftuar se deputetët e AAK-së me sindikalistët diskutuan për propozim-amandamentin  e propozuar nga AAK për rritje lineare të pagave për 30%, deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave, raporton Gazeta10.

“Në fund të diskutimit, përfaqësuesit e sindikatave, në parim shprehën mbështetjen për rritje lineare prej 30%. U theksua se kjo rritje lineare në asnjë rrethanë nuk duhet të ndërlidhet me vlerën e koeficientit dhe rritjen në Ligjin e Pagave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në takim u tha se ky propozim-amandament, do ta lehtësonte sado pak funksionimin e jetës se zyrtarëve publikë dhe ballafaqimin me gjendjen e rëndë sociale dhe rritjen e inflacionit në vend/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.