Lajme

Kryeministri polak: Indikatorët tregojnë se shpërthimi ka ndodhur pa qëllim nga asnjëra palë

Gazeta10
16 Nëntor 2022 - 16:46

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se shpërthimi i mbrëmshëm në Poloni pranë kufirit me Ukrainën ishte shkaktuar ndoshta nga një raketë ruse e rrëzuar, transmeton Gazeta10.

“Materialet e mbledhura nga shërbimet tona dhe të ofruara nga aleatët tanë tregojnë se shpërthimi në Przewodów, në Poloninë lindore, ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga rrëzimi dhe shkatërrimi i një rakete ruse,” tha ai.

Morawiecki shkroi në Twitter se “ka indikacione se një nga këto raketa ra në territorin polak pa asnjë qëllim nga asnjëra palë”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.