Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
17 November 2022 - 7:07
  • 09:00

Mbahet Konferenca e 13-të për Ditën Botërore të Filozofisë me titull “Sfida postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”. (Fakulteti Filozofik)

  • 9:00

Fillojnë punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”, marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku si dhe U.D Rektori i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Bibliotekën Kombëtare të Kosovës)

  • 09:15

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 10:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  (MINT) mban tryezën “Ndërmarrësia dhe Rritja e Qëndrueshme Ekonomike”. Merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari. (“Venus Hotel”, magjistralja Prishtinë-Lipjan)

  • 10:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie, ku do të prezantohet analiza për Projektligjin për Paga në sektorin publik: Tendencë për nivelizim apo ndërhyrje. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)

  • 10:00

Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”, e organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 10:00

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)mban tryezën e diskutimit  “Raportimi dhe trajtimi i rasteve të dhunës në familje: Janar – Gusht 2022”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00

Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit mbajnë takim në një aktivitet në kuadër të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. (Shkolla Fillore “Veli Ballazhi”, Godancë)

  • 11:00

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), në bashkëpunim me Akademinë “Tempulli”, në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun organizojnë aksion për dhurimin e gjakut. (Akademia “Tempulli”)

  • 14:00

EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) do ta prezantojnë filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.  (Kino Armata, Prishtinë)

  • 16:00

Kompania zvicerane e shërbimeve financiare GenTwo AG, hap zyrën e saj Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë drejtuesit e kompanisë, ambasadori zviceran në Kosovë Thomas Kolly dhe nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu. (Rruga “Mujo Ulqinaku”, Pejton)

  • 19:00

Hapet ekspozita “Më lër brenda, më lër jashtë”, me kreator Arbër Selmani. (Hoteli “Grand”, kati i tretë)./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.