Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj: Kurtin do ta çmontoja për gjashtë muaj, nëse do isha në parlament

Gazeta10
16 November 2022 - 22:41

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia që ai drejton është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike në vend.

Limaj tha në Rubikon të Klan Kosovës se ai vazhdon të besoj në konceptin dhe idetë e PDK-së, pavarësisht faktit se ka vite që i përket një partie tjetër.

”Bërthama, brumi, krijimi është në koncept… unë mendoj se jam më PDK se krejt PDK-ja që janë”.

”Unë e them publikisht, emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë, në organe të PDK-së, në koncept, në PDK-në që e kemi kriju, që e kemi ndërtu”.

”Tash i kemi dy forca politike, dyert e bashkëpunimit duhet t’i mbajmë të hapura, jemi të gatshëm të ulemi dhe të bashkëpunojmë në tema, të ndërtojmë diçka të përbashkët natyrisht nëse ka vullnet, nëse nuk ka vullnet nga të tjerët vazhdojmë secili në rrugën e vetë”.

”Ama unë dhe Nisma jemi të gatshëm t’i bëjmë hapat e bashkëpunimit në temat e rëndësishme për vendin që preventojnë gabimet dhe telashet me të cilat po ballafaqohet vendi”, tha Limaj në Rubikon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.