Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deliu – Qeverisë: Aman mos na bëni ‘hor’

Gazeta10
17 November 2022 - 10:51

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu para deputetëve në Kuvend kritkoi qeverinë, duke thënë se është një qeveri pa ide.

“Njëra prej dilemave kryesore që e kam sot, është se si mund t’i adresohesh një qeveria pa ide, një qeveria pa vizion, pa punë dhe e cila nuk bën pothuajse asgjë çka duhet të bëjë, e kur nis të bëjë e bën mbrapsht, duke lënë pasoja të gjithanshme”, u shpreh ajo.

Tutje, Deliu pati edhe në kërkesë tjetër për qeverinë, raporton Gazeta10.

““Konsideroj që Kosova meriton një qeverisje krejt tjetër, por derisa një e tillë të bëhet, neve nuk ka mbetët asgjë tjetër, veçse të kërkojmë prej kësaj qeverie vetëm një gjë, aman mos na bëni hor, sepse në këtë rast vetëm sherrin jemi duke ua pa, kaq ka mbet me kërku prej jush, pra po e përsëris, aman mos na bëni hor”, u shpreh tutje Deliu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.