
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar sërish drejt Serbisë. Ai ka njoftuar se në Beograd është për një projekt që ka të bëj me energjinë e ripërtëritshme.
“Beograd – Për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike” ka shkruar ai./Gazeta10