Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i gjerë policor në tri qytete: Dy të arrestuar dhe armë me shurdhues të sekuestruara për përgatitje të vrasjes së rëndë

Gazeta10
28 November 2026 - 23:54

Një operacion i koordinuar mes Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka çuar sot në arrestimin e dy personave të dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve operative dhe hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NJHP) në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me mbështetjen e Njësisë për Mbështetje Speciale (NJSO), kanë kryer kontrolle dhe bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë.

Gjatë aksionit janë ndaluar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve Prokuroria Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.