Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelensky urdhëron shkatërrimin e urës mbi të cilën dikur Putin kaloi me kamion

Gazeta10
28 November 2026 - 21:42

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka urdhëruar komandantët e tij të çaktivizojnë plotësisht pjesën e mbetur të urës së Krimesë, duke synuar shkatërrimin e saj të plotë dhjetë ditë pasi raketat ukrainase shembën një rrugë me katër korsi dhe harkun mbështetës në Ngushticën Kerçi.

Sipas inteligjencës ukrainase, raketat Neptun dëmtuan më 18 nëntor, gjithashtu rëndë shinën hekurudhore të përforcuar në urë.

Tashmë, burime ushtarake thanë se Ukraina po planifikon shkatërrimin e plotë të urës së Krimesë.

“Presidenti dëshiron ta shkatërrojë atë plotësisht”, tha një burim ushtarak, duke shtuar se po përgatiten sulme të reja, raporton Telegraph.

Shkatërrimi i pjesës së mbetur të urës do të ishte një fitore e madhe politike për Zelenskyn në përpjekjet e tij për të dobësuar kontrollin e Rusisë mbi Krimenë e pushtuar.

Vladimir Putin porositi ndërtimin e Urës së Krimesë, e njohur edhe si Ura e Kerçit, për të përkujtuar aneksimin e paligjshëm të Krimesë në vitin 2014.

Presidenti rus e hapi urën në vitin 2018, duke drejtuar personalisht një kamion përtej kalimit 19 kilometrash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.