Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrokaqielli i famshëm në Dubai “vishet” kuqezi për Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë

Gazeta10
28 November 2026 - 20:12

Në shenjë nderimi për Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë, sonte janë ndezur ngjyrat kuqezi të flamurit kombëtar shqiptar në njërin nga rrokaqiejt e njohur në qendër të Dubait.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Ai me këtë rast ka falënderuar miqtë e Emirateve për nderin dhe respektin e treguar në këtë ditë të madhe të historisë së kombit shqiptar.

Rrokaqielli i ndezur me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar është 828 metra i lartë dhe ndodhet në vendin e quajtur Burj Khalifa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.