
Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids organizon edicionin e 7-të të ngjarjes tradicionale të fundvitit “Superheronjtë në Pediatri 2026”.
Ky aktivitet filantropik nëpërmes alpinizmit urban ndiqet nga institucione, subjekte, qytetarë dhe media të shumta, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për një ngjarje të dashur për pacientët e vegjël, stafin mjekësor, prindërit dhe shikuesit në oborrin e klinikës.
Me këtë rast do të bëhen lëshime alpine në objektin e Pediatrisë, ku do të shpërndahen edhe dhurata për pacientët e vegjël dhe fëmijët nga vullnetarët e shumtë, por edhe do të përçohen mesazhe falënderuese për stafin e QKUK dhe opinionin në përgjithësi.
Aktiviteti do të mbahet më datë 4 dhjetor duke filluar nga ora 11:00 në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.