Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bora mbulon rrugët drejt kufijve, në këto dy magjistrale kalohet me vështirësi

Gazeta10
29 November 2026 - 16:35

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për gjendjen e rrugëve që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.

Sipas raportit të përditësuar në të gjitha magjistralet e paraqitura në raport është evidentuar borë, ndërsa nuk raportohet për akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut.

Megjithatë, shumica e rrugëve janë të kalueshme pa probleme, ndërsa në dy segmente qarkullimi zhvillohet me vështirësi.

Bëhet fjalë për magjistralen Prishtinë-Mutivodë dhe rrugën Podujevë-Merdarë, ku sipas QKMK-së, kalueshmëria është e mundur, por me vështirësi.

QKMK rekomandon që drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku rrugët paraqiten me vështirësi në kalim.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.